Report TV - Rama mban premtimin, shtëpi të re për familjen Xhabafti në Vaqarr

2018-12-23 1

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij në Facebook një video nga familja Xhabafti në Vaqarr, e cila është transformuar plotësisht brenda dy muajve. Kreu i qeverisë ishte në datë 9 tetor në këtë familje, që jetonte në varfëri të plotë dhe nuk kishte një banesë, pasi çfarë binte jashtë futej brenda.

Pas njohjes me kushtet e vështira, Rama premtoi ndërtimin e banesës për familjen, ndërsa tashmë, para festave të fundvitit ëndrra e familjes së Euglent Xhabaftit në Bultivë të Vaqarrit është bërë realitet. Shtëpia e re tre fëmijët e familjes i gjen edhe mes dhuratave.

?Me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të diel të qetë?, shkruan Rama, ndërsa nga banesa u largua me premtimin e fëmijëve ?Si e kemi marrëveshjen, tani të gjitha dhjeta, sa më shumë fut në kokë aq më shumë do të kesh nesër, po e le kokën bosh, ngelesh si top futbolli jashtë fushe?.