Korça me një tjetër vlerë muzeale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-22 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër vlerë muzeale, e cila ka në qendër fotografin e njohur korçar, Gjon Mili, i është shtuar qytetit të Korçës. E pozicionuar në zonën këmbësore të qytetit, ndërtesa simbol e ish-shtëpisë rumune është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti. Muzeu mban emrin e Gjon Milit ndërsa në brendësi të tij janë 240 foto të shkrepura nga artisti, por edhe ekspozitorë me elemente që kanë në fokus jetën dhe veprimtarinë e tij. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e ka konsideruar këtë muze një tjetër vlerë që i shtohet Korçës dhe pasurisë së saj kulturore. Të pranishëm në ceremoni, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi e konsideruan Korçën si një kurorë të trashëgimisë dhe vlerave kulturore përmes të cilave dëshmohet sesi kultura kthehet në zhvillim. Pjesë e fondit të muzeut Gjon Mili janë 240 fotografi me të drejtën e autorit. Muzeu Gjon Mili në muret e tij ka rreth 200 foto të ekspozuara, thënie të fotografit apo të personazheve të tjerë. Dy komponentë të rëndësishëm janë edhe dhomat interaktive. Dhoma e eksperimentit e cila ka në fokus dritën stroboskopike si krijim i Milit dhe dhoma e fotografimit me dritë, e cila është siveniri që mund të marrë cdo vizitor. Një foto e shkrepur ashtu si edhe Mili fotografoi Piccason.

Free Traffic Exchange