Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar rrëzimin e ligjit për vetingut të politikanëve. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ku Basha ishte i pranishëm tha se ata që votuan kundër vetingut të politikanëve janë bashkëpunëtor të krimit.
Basha: Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar një zgjedhje për këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje. Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes.
Duke përsëritur mbështetjen për protestën e studentëve dhe protestave të tjera, kreu i demokratëve i bëri thirrje qytetarëve për qëndresë dhe rezistencë.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ben-thirrje-qendrese-qytetare-ata-qe-votuan-kunder-vetingut-te-politikaneve-bashkepunetor-te-krimit