Fëmijët “pushtojnë” pedriatrine e Korçes dhe Peshkopise - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-22 9

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshimi i shpeshte i temperaturave ka bërë që pediaritë në Korcë dhe Peshkopi të përballen me fluks të madh fëmijësh të prekur nga virozat. Në Korçë numri i vizitave shkon në mbi 50 në ditë dhe ai i shtrimeve ka shkuar në rreth 30-35 fëmijë aq sa është edhe kapaciteti i pavionit. Mjeku pediatër Petrika Pengo apelon të behet kujdes pasi viroza mund të çojnë edhe në komplikacione të tjera më të renda. Nderkohe mjekja pediatre në spitalin rajonal të Peshkopisë, Zarifka Rajta shprehet se luhatjet e temperaturave kanë krijuar probleme shëndetësore tek femijet deri në 14 vjeç. Në periudhën e dimrit virozat janë më të shpeshta dhe sipas mjekeve specialiste nuk duhet neglizhuar asnjë nga simptomat.