Ora News - Rihapet Kalaja e Tiranës

2018-12-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga kjo e shtunë, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.

Pas sheshit ?Skënderbej dhe Pazarit të Ri, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare.

Veliaj: Mbaj mend kur erdhëm këtu në fillim, thanë: po shqyejnë Kalanë, po e shkatërrojnë, mori fund qyteti, na mbytën kullat, betoni. Tani le t?i sqarojmë disa gjëra: një qytet që rritet çdo vit me 25-27 mijë vetë, ka nevojë të ketë patjetër vende ku njerëzit do banojnë. Ne s?mund të bëjmë geto, nuk mund të shtojmë ndërtimet informale. Më mirë të rrinë në pallate të rregullta ku mblidhen plehrat, ku vjen adresa, ku vjen uji, ku vjen energjia.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro siguroi se gjatë punimëve nuk është prekur nën toka dhe arkeologjia është nën tokë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rihapet-kalaja-e-tiranes