http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin e vitit 2018 nëpërmjet një akti normativ të miratuar në mbledhjen e radhës te Këshillit të Ministrave. Ndryshimet konsistojnë në një rishpërndarje të fondeve, ku më kryesori është edhe një shtesë për Bashkinë e Tiranës me qëllim rikonstruksionin e konvikteve. Shtesa arrin në 300 milion lekë, para të cilat do të përdoren për plotësimin e një prej kërkesave të studentëve që protestuan, për përmirësimin e kushteve në konvikte. Kjo shtesë fondi i bashkëngjitet shumës total prej 18 milion euro financim nga qeveria gjermane, për të rehabilituar godinat e qytetit studenti. Por akti normativ reflekton edhe efektet në buxhet si pasojë e zhvlerësimit të monedhës eurpiane. Sipas të dhënave të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë ulur në 146 miliard, nga 148 që ishte parashikuar në aktin e fundit normativ të miratuar në korrik të këtij viti. Po në të njëjtën masë janë ulur edhe shpenzimet e buxhetit, duke mbajtur të pandryshuar deficitin buxhetor. Paralelisht në ndryshimet e bëra është përfshirë edhe paketa e solidaritetit, ku qeveria vendosi të shpërblejë me 5 mijë lekë të gjithë pensionistët dhe me 3 mijë lekë familjet në nevojë.