Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha nga Pogradeci se përfaqësuesit e Presidencës nuk janë thirrur nga Kuvendi për dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat që u ul taksat shtresës më të pasur të vendit. Meta u pyet edhe për vettingun në politikë, duke e konsideruar domosdoshmëri, megjithëse ligji u rrëzua nga mazhoranca. Ai tha gjithashtu se klasa politike është e vonuar për reformën zgjedhore.
Intervista e plotë për mediat:
- Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë?
Presidenti Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.
-Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President?
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-vettingu-ne-politike-domosdoshmeri-presidenca-nuk-u-thirr-ligjin-e-te-pasurve