Ora News - Jo vetëm bastet sportive, nga 1 marsi zhvendosen edhe strip-club-et

2018-12-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshilit Bashkiak të Tiranës opozita mungoi. Por kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku se kanë ndërtuar pa leje.

Për këtë Veliaj tha se do të përballen me drejtësinë.

Veliaj: Kam pritur prej kohësh që prokuroria të veprojë, nuk po vepron. Do të shkoj ta çoj vetë në Prokurori.Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet, që nga kati i 12 të shkojë në katin e 13. Familja Tabaku ka marrë 21 340 metra ndërtim.

Ai u ndal dhe te protesta e studentëve, duke nënvizuar dialogun si të rëndësishëm për zgjidhjen e problematikave, ndërsa shtoi se bashkia do tu mundësojë të rinjve kushte dinjitoze për jetesë.

Veliaj: Si bashki e Tiranës jemi angazhuar të jemi pjesë e paktit për studentët. Gjërat zgjidhen me dialog, nuk zgjidhen me ulërima.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jo-vetem-bastet-sportive-nga-1-marsi-zhvendosen-edhe-strip-club-et