Parlamenti rrëzoi amendamentin kushtetues të propozuar nga opozita për vettingun e politikanëve.
Seanca jashtë radhe e kësaj të premteje, edhe pse nuk kishte tensionin e një dite më parë, u karakterizua nga përplasje të ashpra mes palëve.
Lulzim Basha kërkoi që ti hapej rruga Vettingut të politikanëve, ndërsa shprehet i hapur t'ia lërë shumicës propozimet për mekanizmin që mungon në propozimin që ju çua dhe Komisionit të Venecias për interpretim.
Por ofertës së Bashës, socialistët iu përgjigjën me një tjetër ofertë. Miratimin e reformës zgjedhore që sipas tyre është çelësi dhe për Vettingun e politikanëve.
Basha akuzon me emra të gjithë përfaqësuesit e qeverisë dhe shumicës për lidhje me krimin, çka sipas tij bënë të domosdoshëm Vettingun.