POGRADEC - Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Pogradeci debatin mes maxhorancës dhe opozitës për Vettingun në politikë. Në një kohë kur shumica parlamentare kishte rrëzuar draftin e opozitës, kreu i shtetit thotë se një nismë e tillë është e domosdoshme të bëhet, duke shtuar se duhen gjetur mënyra për realizimin.
Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.
Ilir Meta, president
Nga Pogradeci, Meta ka folur edhe për protestën e studentëve duke përsëritur se kërkesat e tyre duhet të marrin zgjidhje. Sa i takon dëbimit të ambasadorit iranian, Meta tha se mbështet plotësisht këtë vendim të qeverisë.