Akuzave të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për lidhjet e Lulzim Bashës me pronarin e kompanisë që do ndërtojë "Unazën e Madhe" (Lexo këtu), kryedemokrati iu është përgjigjur me fjalor banal nga foltorja e Kuvendit. Reagimi i ashpër i Bashës erdhi pasi Balla iu drejtua me fjalët se pronari i "Victoria Invest" është kumbari i tij dhe se vajza e kryedemokratit quhet pikërisht Victoria.
"Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t?u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. Automjeti im prej 6 vjetësh është në listë nga kompania ?Mektrin?, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t?i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar".