Ora News - AKU program ndërgjegjësues në shkolla për sigurinë ushqimore

2018-12-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nën logon ?Siguria Ushqimore? ka nisur një program ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe. Ky program ka startuar në kryeqytet në shkollën 9-vjeçare ?HasanTahsin? për tu shtrirë më tej në të gjithë Shqipërinë. Dita e parë e programit rezultoi një sukses, vlerësuar kjo nga interesi i lartë i nxënësve, me pyetjet e shumta rreth kësaj tematike.

Më konkretisht, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grup-moshat e nxënësve - referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre - është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulant.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aku-program-ndergjegjesues-ne-shkolla-sigurine-ushqimore