Studentet mbyllin protesten: Kthehemi pas festave

2018-12-21 0

Në vigjilje të festave të fundvitit, studentët vendosën të ndalin përkohësisht protestat.

?Këtë të premte, datë 21 Dhjetor, që shënon ditën e 17 të protestës, studentët kanë vendosur të stopojnë protestat dhe të rikthehen në Janar?.

Po çfarë kërkuan studentët në 17 ditë protestë përpara Ministrisë së Arsimit, Parlamentit dhe Kryeministrisë?

?Ishte 5 Dhjetori, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura?.

Kësaj pike të parë do t?i shtoheshin edhe 8 të tjera, nga rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

Memet ishin i vetmi dialog që pranuan me qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama.

Më tej, studentët përshkallëzuan protestën, bojkotuan mësimin, bllokuan disa herë rrugët e kryeqytetit, qëndruan 24 orë përpara Kryeministrisë, bënë thirrje përpara parlamentit.

Kryeministri Rama, i cili që prej fillimit ka shprehur dakordësi për plotësimin e 8 pikave, është duke u përballur me studentët në disa takime, ku nuk kanë munguar edhe replikat.

Maratona 17 ditore e protestës së studentëve duket se të paktën arriti një qëllim, duke kthyer vëmendjen tek problemet e universiteteve.