Ora News - Mbyllet protesta e studentëve: Do të rikthehemi më të fortë në janar

2018-12-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët kanë mbyllur protestën e tyre për këtë vit, duke lajmëruar se do të rikthehen në janar. Pas më shumë se dy javëve rezistencë, studentët lajmëruan se kanë nevojë për të marrë pak pushim, për t?u rikthyer me energji të reja pas festave. Në këtë mënyrë, protestat e studentëve kanë ndaluar pavarësisht se tetë kërkesat e tyre nuk u përmbushën nga qeveria.

Pas 17 ditëve rezistencë, studentët mbyllën të premten protestën e tyre për tu rikthyer sërish në janar me kauzën për plotësimin e 8 pikave.

Studentët thanë se protesta e tyre do të rikthehet edhe më e fortë vitin e ardhshëm.

" Të gjithë fakultetet kanë marrë një vendim që sot të jetë dita e fundit e protestës për këtë vit dhe do të rikthehemi përsëri në janar me të gjithë fuqinë dhe me qëndresën tonë të palëkundur ndaj kauzës sonë".

Por, çfarë ndodhi në më shumë se dy javë protestë e cila u mbyll ndonëse tetë kërkesat nuk u plotësuan?

Studentët dolën fillimisht me 4 kushte, që lidheshin me heqjen e tarifave për provimet e prapambetura, pjesmarrja në borde, vota e studentit si edhe përmirsimi i kushteve në konvikte. Pika e parë e kërkesës së tyre u plotësua nga Ministria e Arsimit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllet-protesta-e-studenteve-do-te-rikthehemi-me-te-forte-ne-janar