Berisha ultimatum me thirrje patriotike në Kuvend: Vetting në Politikë ose rrëmbeni armët!

2018-12-21 0

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur prej orës 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë. Opozita është e pranishme në Kuvend, ndërsa shumica pritet që të rrëzojë draftin. Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ?OK?, nisma do të konsiderohej. Por Komisioni i Venecias në datë 15 dhjetor deklaroi se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme duke e rrëzuar. Në seancën e sotme në mungesë të kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha, Berisha është bërë protagonisti kryesor. Ish-kryeministri ka sulmuar mazhorancën duke i kërkuar të miratojnë vettingun në politikë ndryshe populli do i shkuli me dhunë.

?Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t?ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri? tha Berisha. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri bën deklarata të tilla. Në datë 29 prill 2016, Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullit, ndërsa në 10 mars 2017 ftoi qytetarët që të ngrihen nga i gjithë vendi dhe të rrëzojnë qeverinë, qoftë dhe me gjak. E ndërsa PD theksoi se vargjet e Berishës janë të një thirrje patriotike, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i grupit të PS u shprehën se janë thirrje për dhunë që cenojnë rendin kushtetues. PS ka kërkuar përjashtimin e tij me 10 ditë nga Kuvendi. Kujtojmë që dje PS kërkoi përjashtimin edhe të Bashës për 10 ditë dhe tre deputetëve për incidentet dhe fjalorin, ndërsa opozita të Ramës