PS: Të përjashtohet Berisha, bëri thirrje për dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi.Pas thirrjeve të bëra nga ish-kryeministri Berisha, kreu i grupit të PS, Taulant Balla i kërkoi Ruçit që të mbledhë Byronë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e tij.Balla tha se PD duhet distancohet urgjentisht nga këto lloj thirrjesh ndërsa i kërkoi kreut të Kuvendit që krahas kërkesës për Berishën të shqyrtojë dhe atë të përjashtimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë demokrat."Dje kryetari i PD-së u kthye në transportues vezësh, sot ish kryetari i PD-së bën thirrje për dhunë. Këto janë të papranueshme. Besoj se ende ka ngelur shtetarizëm për tu distancuar nga kjo dhunë e pashembullt që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as rrugës europiane. Kryetari i Kuvendit, Byroja e Kuvendit të shqyrtojë këkesën tonë edhe për deputetin Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë"Ndërkohë nga ana tjetër, pas kërkesës së bërë nga Balla reagoi edhe kreu i grupit të PD, Edmond Spaho.Spaho tha nga foltorja se mazhorancën e ka zënë frika nga protestat që kanë përfshirë Shqipërinë dhe se po përpiqet t?i mbyll gojën e opozitës.

Free Traffic Exchange