Vetingu shakrkon Agron Vavla dhe Admir Belishta - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-21 36

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Agron Vavla ishte i dyti Kryetar Gjykate që u shkarkua nga detyra këtë të premte nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Sipas këtij organi, Kryegjyqtari i Beratit nuk justifikonte dot pasurinë.Dy ditë më parë ai kishte kaluar në sitën e Komisionit ku ishte bërë një rezyme e pasurisë së tij, aspektit profesional dhe pastërtisë së tij.Ajo që binte në sy tek informacionet e ardhura nga ILDKPKI, përf pasurine e gjyqtarit Vavla ishte fakti që në Shqipëri ai rezultonte me borxhe të marra nga gruaja e tij për hapjen e një biznesi ndërsa në SHBA kishte llogari bankare me mijera dollar.Gjyqtari Agron Vavla kiste deklaruar se mbante kursime cash në shtëpi, për llogari të djalit që studion në Amerikë, për të cilat thotë se ia ka dhënë në formë dhurate.Me heret kete te premte u shkarkua edhe kreu I gjykates se Korces, Admir Belishta per shkak te problemeve me pasurine, figuren dhe aspektin profesional.