Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Spaho dhe Bylykbashi: Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha e kryeministrit

2018-12-21 1

Fjalën e parë në seancë e kanë marrë depuetët e PD-së, Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi të cilët kanë akuzuar qeverinë se po tenton të kapë Bankën e Shqipërisë.

?Kryeministri po kap edhe Bankën e Shqipërisë. Ai propozon dhe voton edhe në emër të opozitës. Ka pasur një traditë që institucionet kryesore janë shpërndarë nga krahët politikë. Ju pa respektuar as rregullat po votoni atë që doni ju. E kundërshtojmë edhe votimin që bëtë dje edhe atë që doni të bëni sot,?-tha Spaho

?Ju kërkoni të kapni çdo lloj pushteti. Banka e Shqipërisë është organ i pavarur. Ligji e përcakton qartë që propozimet nuk vijnë nga një organ i vetëm. Shihni praktikën që është në të shkuarën. Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha është në xhepin e kryeministrit. Na garantoni që BSH nuk bie në thundrën e Edi Ramës,?- shtoi Bylykbashi.

Ditën e djeshme, Kuvendi ka zgjedhur 5 nga 6 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një ndër ta edhe ish-ministri i Financave në qeverinë e PD, Ridvan Bode.