#oranews #360grade #arturzheji
Në qeve" /> #oranews #360grade #arturzheji
Në qeve"/>

Ora News - U tha në "360grade": Deputetët PS i kërkojnë Ramës ndryshime të forta

2018-12-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #360grade #arturzheji
Në qeveri loja është më e madhe nga ajo që shikojmë ndërsa paralajmërohen ndryshime në qeveri.

Pedagogu Erion Kristo i ftuar mbrëmë në "360 Gradë" në Ora News zbuloi se deputeti Erjon Braçe ka kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve, ndërsa deputetë të tjerë brenda maxhorancës kërkojnë ndryshime në qeveri.

Erion Kristo: Erjon Braçe ka kërkuar me forcë nga kryeministri që kërkesat e studentëve të plotësohen. E kam nga burime shumë të sigurta. Madje ka dhe shumë deputetë nga Partia Socialiste që kërkojnë ndryshime shumë të forta në qeverisje. Prandaj loja është më e madhe nga ajo që shikojmë dhe Rama popërpiqet të ruajë ekuilibrat. Që do të ketë lëvizje, që këto që duken më të paheqmit do të hiqen të parët fare as nuk diskutohet,mund të ndodh këtë javë, ose javës tjetër, del ndonjë video, budallallëk. Ka lloj gjërash që mund të ndodhin. Në një farë mënyre studentët po projektojnë ndryshimin.

Ndërkohë sot u mësua se javën që vjen Partia Socialiste do të mbledhe kryesinë dhe Asamblebë Kombëtare. Kryesia do të mblidhet në datën 26 dhjetor, e cila do të pasojë me Asamblenë Kombëtare në datën 28.

Opozita ska nevoje te shkoje tek veza

Për Sonila Meçon: Ka humbur totalisht besimi tek kryeministri dhe nëse thyhet totalisht akti i besimit i jep të drejtën studentëve të jenë mos besues. Nëse është thyer totalisht besimi dhe e gjithë mentaliteti i qeverisjes është ndërtuar mbi gënjeshtra e skandale nuk ka krisje por çarje tektonike. Opozita nuk ka nevojë të shkojë tek veza sepse ka kauza e skandale të fuqishme që duhet të marrë vendim lidhur me mandatet aktuale që ka.

Mijte ia kane brejtur anijen dhe po i fundoset

Ndërsa Bejto Male thotë: Edi Rama është i paaftë jo vetëm për të plotësuar 8 pikat e studentëve dhe as për të ndryshuar qeverinë, sepse ata minjtë e vegjël ia kanë brenjtur të gjithë litarët e anijes, dhe ia kanë lënë në mes të detit. Ai nuk e heq dot kurrë Gjiknurin, Ahmetaj, apo ndonjë fjalë ministres së arsimit. Të gjithë janë ardhur nga autodashuria e vetvetes së Edi Ramës, prepotenca, arroganca.

Opozita te kishte djegur mandatet

lir Demalia thote: Është fatkeqsi që brezi i lindur pas 90 ka ngelur në mentalitet komunist. Jam me protestën. Jam për të mos dialoguar me Ramën sepse nuk sjell asgjë të re. Rama edhe sikur ti premtojë dhe firmosë pikat, ato jo vetëm nuk do të realizohen por nuk do të sjellë ndryshim për Shqipërinë sepse është kolapsuar i gjithë sistemi në të gjitha drejtimet. Rama nuk funksionon më, por qëndron nga vakumi që nuk ka në gjëndje ta plotësojë opozita. Nëse donte ta agravonte gjëndjen nuk duhej të kishte hyrë në parlament dhe të digjte mandatet dhe ta agravonte më tej, por opozita është në rrethin vicioz të këtij establishmenti politik. Studentët thonë duan ndryshim sistemi, ky është sistemi problemi është i establishmenti nuk e ka fajin sistemi.

Rama e ka shume te ngushte kohen

Artur Cani thote: Studentëve u ka shkuar at...

Free Traffic Exchange