Bashkejetesa me muxhahedinet, banoret e Manzes: Na ndihmojne ne sherbimet mjekesore

2018-12-20 2

Pavarësisht debateve mbi largimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria, situata në Manzë të Durrësit ku janë përqëndruar 2000 muxhahedinët është mëse e qetë. Në kampin e tyre nuk ka asnjë masë sigurie të shtuar dhe pse motivi i largimit ishte përfshirja në komplote terroriste.
Shpesh strehimi i organizatës MEK në vendin tonë është pritur jo pozitivisht, edhe nga vetë banorët e Manzës të cilët kanë kërkuar madje largimin e tyre më herët. Kjo ka bërë që dhe komunikimet me ta të jenë të rezervuara. Më herët në media është përfolur edhe mbajtja pa dëshirë e personave brenda kampit si tentativë për t?i vënë ata në shërbim të MEK.
Jashtë murit rrethues ku jetojnë muxhahedinët vetëm pak arrin të kuptosh mbi mënyrën e organizimit të jetës si banorët më të rinj të Manzës. Pas 2 vitesh, keqkuptimet janë kapërcyer duke sjellë një bashkëjetesë me vendasit. Madje ata thonë se MEK ka punësuar pothuajse 200 banorë të kësaj zone e po ashtu kanë ofruar dhe shërbime mjekësore falas për ta.
"Unë kam qenë i ftuar në darkat e tyre, jam mirëpritur. Para disa kohësh kanë ofruar vizita për sytë me mjek amerikan, na kanë dhënë edhe syze falas".
Edhe pse dhënia e informaciont mbetet e kufizuar, personat që kanë vizituar kampin brenda rrëfejnë se ai i përngjan një mini qyteti brenda Manzës ku gjen çdo shërbim. Shpesh muxhahedinët kanë organizuar edhe mbrëmje festive ku nuk kanë lënë pa ftuar edhe komunitetin e Manzës duke respektuar madje edhe këngët e veshjet tradicionale shqiptare.