Laç, çifti Gjoka në varfëri të skajshme, jeton me 3 mijë lekë në muaj

2018-12-20 2

Të moshuar dhe pa asnjë mbështetje, jeton çifti Gjoka në qytetin e Laçit. Dod e Dile Gjoka 64 dhe 60 vjeçe në vend të shtëpisë kanë një ngrehinë e cilë më herët ka shërbyer si zdrukthtari, por që tani muret e saj janë tërësisht të hapura. Ndërsa tavani i shtëpisë së çiftit Gjoka është i rrënuar sa që çfarë bie jasht futet brenda. Çifti i moshuar nuk kanë fëmijë, ata nuk kanë asnjë të ardhur. Të vetmën mbështetje financiare që ata kanë është një përkrahje sociale prej 3 mijë lekësh në muaj. Ata shprehen se jetesa për ta është bërë e pamundur.

Asnjë lloj të ardhurash nuk kemi. Unë s?di ku ta çoj atë 30 mijë lekësh që herë ma japin e herë s?ma japin. As s?jam e zonja të paguaj drita, asgjë nuk e bëj se s?kam asnjë lloj të ardhure. E shikoni me çfarë kushtesh jetojmë?! Jetojmë me frikë se do të na bjerë shtëpia e do të na zërë brenda.

Dile Gjoka
Doda thot se ka kërkuar punë, por për shkak të moshës nuk e merr asnjeri. Ndërkohë që festat e fundvitit po afrojnë çifti Gjoka do të ngrysen pa asnjeri dhe pa asgjë në tavolinën e tyre.

Asnjë lloj të ardhure s?kemi , asgjë prej gjëjë, pension jo. Jetojmë vetëm me borxhe. Futem borxh 10 mijë lekë, 1 mijë lekë, shko merr bukë dhe laje prap.

Dod Gjoka
Çifti Gjoka shpesh kanë bërë kërkesë në bashkinë e Laçit për mbështetje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërkohë që shtëpia e tyre vazhdo e rrënohet dita ditës, lutja e këti çifti është që mos ti zërë çati poshtë.