Manderinat e konispolit mbeten stok, fermerët: S'ka treg e çmim

2018-12-20 5

Importi dhe mungesa e subvencionimeve ka bërë që shumë prodhime bujqësore vendase të mbeten stok. E tillë është edhe mandarina e zonës së Konispolit e cila ka arritur në çmimet minimale.

Fermerët e fshatit Mursi të Konispolit thonë se kanë mjaftueshëm prodhime, por që nuk po arrijnë t?i shesin ato. Ndërkohë që edhe ato tregtar që vinë për të blerë mandarina çmimi është shumë i ulët. Fermerët thonë se çmimi i mandarinës ka arritur të shitet me 22 cent. Kjo ka bërë që fermerët mos të arrijnë të mbulojnë as shpenzimet e tyre.

Mbjellja e fidaneve është në rritje. Me shitjet këtu problemi i fermerëve sot është sepse është më poshtë se vitet e kaluara, shumë më poshtë. Të arrijë mandarina të shitet me 22 cent është skandal fare.

Thanas Kute, fermer


"Problemi i fermerëve sivjet është se tërheqja ndaj mandarinës sivjet ka qenë shumë e dobët. Por kur nuk ka tërheqje, kupton se nuk ka as çmim.Shpresoj që çmimi i tyre të rrite në ditë në vijim", shprehet fermeri Lefter Rubie.

Një tjetër fermer shprehet se një ndër problemet është se është ulur konsumi dhe ka munguar edhe mbështetja e shtetit, në krijimin e hapësirave të tregut.

"Problemet tona janë me konsumi. S?ka konsum, në momentin që s?ka eksport, prodhimi grumbullohet i gjithë në Tiranë. Sa mund të konsumojë Tirana. Ky është problemi. Fermerët janë të pakënaqur kryesisht se s?kanë asnjë mbështetje nga shteti.

Ardian Sako, fermer
Fermerët e Konispolit që mbjellin mandarina sa vijnë e shtohen, por mungesa e subvencioneve dhe tregu për ti shitur ato ka bërë që shumë prej tyre ta shikojnë me skepticizëm të ardhmen nga kultivimi i këti fruti.

Free Traffic Exchange