Seanca në Kuvend, Balla: Do kallëzojmë penalisht Endri Hasën për shpërdorim detyre

2018-12-20 1

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas rinisjes së seancës plenare në Kuvend, tha se PS do të depozitojë një kallëzim penal për deputetin Endri Hasa që qëlloi me vezë kryeministrin Rama.

Balla: Nuk gjej arsye për të shpjeguar ndërprerjen e fjalës nga folësi i raadhës, që doli me konsesus. Kjo është qesharake, jemi bërë si kopësht fëmijësh ku i kërkohet kryetarit të Kuvendit, të dalë live, kryetari i opozitës. PD të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm, për këtë deputet do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës.

Free Traffic Exchange