Në ditën e 17 të protestave, studentët vijojnë të insistojnë në plotësimin e 8 pikave nga Kryeministrin Edi Rama. Ndonëse të paktë në numër, ata thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë. Periudha e festave pritet që të ulë edhe më shumë numrin e protestuesve, megjithatë të pyetur na gazetarja e Televizionit Klan, studentët shprehen se në Janar numri i tyre do të jetë rritet sërish.
Çfarë është menduar pas të premtes?
?Ka dy ide, një ide është e rezistencës, të qëndrojmë këtu. Tjetra është pro pushimeve dhe të vazhdojmë retorikën tonë nëpërmjet mediave. Bojkoti do vazhdojë edhe në Janar e prapa?, shprehet një student.
?Mendojmë që deri në periudhën kur rinis shkolla, të bëjmë një pushim duke i lënë mundësi edhe kryeministrit të marrë një vendim?, thotë një tjetër.
Nëse merrni një tjetër ftesë dialoguese në këto momente, kur edhe numri ka ardhur duke u reduktuar, do e pranonit?
?Unë pashë dialogun që u bë dje në Vlorë, personalisht nuk mendoj se është diçka produktive?.
?Normalisht që ne do ta diskutojmë. Çdo vendim që merret, merret këtu mes nesh. Dhe sigurisht që ka edhe probleme, ka dhe studentë që ndoshta nuk mund të jenë dhe pikërisht për ato për të cilët po protestojnë, studentët nuk mund të jenë këtu, që do të thotë që është pjesa ekonomike. Studentët që janë nga rrethet kanë shumë vështirësi që të rrinë këtu në kohën që nuk janë në shkollë, pasi u mbarojnë paratë që u sjellin prindërit. Për këto arsye ndoshta të shumtë të numër gjatë ditëve të festave, por do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Sigurisht që në Janar e tutje do të vazhdojmë përsëri, deri në momentin që do të plotësohen pikat ne do të vazhdojmë që të jemi këtu dhe të bojkotojmë mësimin?, shprehet një tjetër studente.