Dëbimi i ambasadorit iranian, SHISH zbuloi një vit më parë dy agjentë iranianë

2018-12-20 1

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, mes tyre dhe ambasadorit Gholam Hossein MohamMadnia, i dyshuar si i përfshirë dhe nxitës i akteve terroriste në Shqipëri, për institucionet shqiptare nuk është rasti i parë ku ndërhyhet për parandalimin e një akti.

Më herët në nëntor 2016 në qytetin e Shkodrës, teksa kombëtarja e Izraelit do të ndeshej me kombëtaren e Shqipërisë në pranga ranë 4 persona.

Ata u arrestuan si pjesë e një celule që do të kryenin akte terroriste me objektiv stadiumin ku luhej ndeshja, ndërsa të ndaluar ishin Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Ergys Faslija dhe Medat Hasani.

Këta shtetas e mohuan gjithmonë akuzën ndërsa pas afro dy vitesh ata hetohen me masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa Krimet e Rënda ende s?kanë një rezultat nga dosja ku kanë shkëmbyer informacione edhe me palën kosovare nga erdhi sinjali për aktet terroriste.

Një tjetër ndërhyrje daton më 22 mars 2018 ku në Selinë Botëror të Bektashinjve po festohej festa e ?Sulltan Nevruzit?.

Agjencitë e inteligjencës dhe shërbimet sekrete shqiptare mundën të identifikonin dy agjentë me kombësi iraniane, të kamufluar si gazetarë duke i dëbuar nga vendi.

Ndalimi i tyre u bë në një aktivitet ku merrnin pjesë figura të larta publike të vendit përfshi edhe presidentin e republikës.

E teksa zyrtarisht ende nuk ka një informacion se çfarë akti terrorist kanë nxitur diplomatët iranianë, ajo çka dihet është se prej kohësh ka një tension mes Iranit zyrtar dhe Shqipërisë pas marrëveshjes për të strehuar të gjithë pjesëtarët e opozitës iraniane në vendin tonë.

Free Traffic Exchange