Ora News - Fier, del nga shinat treni i pasagjerëve Durrës- Fier

2018-12-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Treni i pasagjerëve i linjës Durrës-Fier, por pa asnjë pasagjer në bord doli nga shinat mbi një urë pranë vendit të quajtur Ura e Ngjalës.

Shkak u bë thyerja e disa tranversave ndërsa treni po kalonte mbi urë.

Për pasojë lokomotiva dhe dy vagonë përfunduan jashtë shinave, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në tren udhëtonin vetem makinisti dhe dy fatorino, cka tregon në fakt se qytetarët e kanë braktisur prej kohësh këtë mënyrë transporti.

Jashtë kameras ata thanë se incidenti ishte pasojë e amortizimit të hekurudhës koha e gjatë në punë dhe agjentët atmosferike.

Për shkak të amortizimit në hekurudhës dhe vetë trenave, sot funksionojnë vetëm katër linja për pasagjerë.

Trenat në Shqipëri mesatarisht lëvizin me 5 km/h , por gjatë vitit 2017 shkaktuan 9 aksidente për shkak të kalimeve të kushteve të hekurudhës!

Të dhënat e INSTAT për transportin ndër vite tregojnë braktisjen e transportit hekurdhor! Në vitin 2017 me tren udhëtuan vetem 65 980, nga 448 000 në vitin 2012!

Shpesh herë është folur për ndërhyrje në rikonstruksionin e hekurudhave, por që kërkojnë financime të mëdha për shkak të braktisjes dhe amortizimit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fier-del-nga-shinat-treni-i-pasagjereve