http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shoqërohet me incidente dhe tension seanca parlamentare që përkoi me rikthimin e opozitës në sallë pas disa kohësh mungesë.Në momentin kur kryeministri ka marrë fjalën disa deputete të PD janë lëshuar drejt foltores në tentative për të goditur kreun e qeverisë me vezë.Me aktivet kanë qënë deputeti I Elbasanit, Endri Hasa, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri.Ata janë përplasur me punonjësit e Gardës ndërsa Rama ka reaguar menjehere duke I kërkuar shërbimit të kuvendit që ta nxjerrin jashtë Endri Hasën.Më tej ka ndërhyre edhe kreu I kuvendit Ruci që ndërpreu seancën dhe I kërkoi punonjësve të Gardës të nxjerrin jashtë deputetin e PD.