Agjencia Japoneze e Zhvillimit do të financoje projektin për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të tyre në Tiranë. Ishte kreu i kesaj agjencie Shinichi Kitaoka, i cili gjatë takimit me Kryebashkiakun Veliaj në Japoni i ka premtuar vijim e këtij investimi.
?Kemi pasur disa probleme me ish-administratën e Ministrisë së Transporteve, të cilat janë në rrugën e zgjidhjes, dhe për gjithë qytetarët e Tiranës lajmi i mirë është se projekti do të vazhdojë dhe investimi i nisur përgjatë rrugës së Kombinatit në njërën nga brigjet e Lanës, që mbulon ujërat e zeza për gjysmën e qytetit, do të përfundojë?.
Mundësia e lëvizjes pa vizë të shqiptarëve në drejtim të Japonisë ishte pjesë e diskutimit me Ministrin e Punëve të Jashtme.
?Më në fund kemi një Ambasadë si në Shqipëri, ashtu edhe në Japoni, do të thotë se marrëdhëniet e vendeve janë në një nivel akoma më të lartë. Një nga kërkesat tona ka qenë edhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, e cila po vlerësohet, sepse besoj se shkëmbimi mes njerëzve është po aq i rëndësishëm sa shkëmbimet e politikës, e shteteve, e burokracive apo edhe shkëmbimet ekonomike?.
Një tjetër lajm i mirë që vjen nga Japonia është se ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2020, do të mund të shkojë për t?u stërvitur në Japoni dy muaj përpara zhvillimit të lojërave.
Tv Klan