Teksa deputeti socialist ka dalë nga Kuvendi dhe i është drejtuar "Pedonales", ai është përballur me disa studentë protestues të cilët e kanë ofenduar. Ata dëgjohen në video teksa i thonë "cfarë shembulli je?", "kopuk" dhe "ik o provokator" Brace i drejtohet duke e vendosur theksin tek etika e tyre, por këta të fundit nuk kanë hequr dorë nga reagimi i tyre. Teksa ai largohet, ata dëgjohen në kor teksa thërrasin "I duam tarifat sa Erion Brace".