TIRANE-Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit nga foltorja dhe e qëlloi me vezë dhe një top boje, ndërsa i tha ?E ke nga studentët?.
Në këtë moment ndërhyri garda e Republikës, Rama kërkoi që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga seanca deputetin Hasa.
Drejt foltores u ngritën edhe deputetë të tjerë të PD-së, por seanca u mbyll. Kjo nuk është hera e parë që përjashtohet Hasa nga Kuvendi për sjellje të tilla.
Sjellja e deputetit të PD, erdhi pas ?tërbimit? të liderit opozitar, Lulzim Basha, i cili në fillim të seancës lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit dhe grupit të PS, mes të tjerash i cilësoi edhe dele