Report TV - Shkodër, PD: Rreth 1000 persona drejt Tiranës, do t'i bashkohen studentëve

2018-12-20 0

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, sot janë nisur nga Shkodra rreth 1000 persona. Këta të fundit priten të mbërrijnë përpara Kuvendit, aty ku mendohet se do të protestojnë për të 17-tën ditë edhe studentët. Konkretisht, janë nisur 5 autobusë, disa furgone dhe disa makina private. Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli është shprehur ndaj këtij mobilizimi se forca e tij politike është pranë studentëve dhe kundër qeverisë. ?Ka shumë arsye për të cilat ne protestojmë sot, si largimi i rinisë dhe taksat e larta në shumë familje me varfëri ekstreme. Kjo protestë është e domosdoshme për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës?.