Pakti për Universitetin, studentët në Repolitix: Protesta mbyllet të premten

2018-12-19 2

Pas deklaratave të disa studentëve që u shprehën sot në protesta se protesta do të ndërpritet të premten, ky fakt është konfirmuar në Repolitix nga dy student. Igli Tole dhe Mario Nesturi, kanë thënë se protesta do të mbyllet të premten, dhe kjo gjë është vendosur unanimisht nga të gjitha Fakultetet.

Sic dihet publikisht vendimet tona merren në mënyrë unanime, fakultetet tona unanimisht kanë vendosur që protesta të ndërpritet dhe të nisë në janar, nëse 8 kërkesat nuk finalizohen. Kjo do të shërbejë si fazë reflektimi. Sipas informacioneve, të gjitha Fakultetet janë dakordësuar për këtë gjë. Nesër mund të protestojmë tek Parlamenti, ose para Kryeministrisë. Dita e fundit është e premtja.

Igli Tole, student
Ndërkohë që Mario Nesturi, student i UBT, tha se mbyllja nuk ka lidhje me Paktin për Universitetin.

Meqënëse të gjithë studentët kthehen në rrethe, do ndërpritet protesta. S?ka lidhje me Paktin për Universitetin, pakti erdhi më vonë.

Mario Nesturi, student