Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike publikoi disa dokumenta ku pretendohet se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama kanë ndryshuar planin urbanistik, por edhe rrjedhën e lumit të Lanës, për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi rezidencial nga ndërtuesi, Edmond Bego, i dënuar më parë për trafik droge.
Jorida Tabaku: Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:
-kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës
-kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës
-kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos.
Në planin urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku PD pretendon se do të ndërtohet kompleksi.
Demokratët thonë se me ndërhyrjen e Kryeministrit gjërat kanë ndryshuar.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-pd-se-unazen-rrafshohen-200-banesa-te-mos-prekur-sheshet-e-begos