Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimLulzim Basha, për projektin e Unazës së Madhe, se Bashkia i ka dhënë leje ndërtimi për një projekt rezidencial, biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego, vjen përgjigjia nga Bashkia Tiranë. Në një reagim për mediat, Bashkia Tiranë hedh poshtë akuzat e ngritura nga PD dhe i quan qesharake, pasi sipas Bashkisë, nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar në këtë zonë për Edmond Begon. Bashkia akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, se ka dhënë një lejë ndërtimi për veten e tij, për të ndërtuar një shtesë kati në pallatin ku banon, në afërsi të Liqenit Artificial, mbi katin e 12-të.
?Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha NUK KA ASNJË LEJE NDËRTIMI TË LËSHUAR NGA BASHKIA TIRANË. Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni, "-thotë Bashkia në reagim.
Me nota ironie, Bashkia i kujton Bashës se ka firmosur si kryetar Bashkie në vitin 2014, një leje ndërtimi për vetë Lulzim Bashën.