'Ocean Black Pearl', ankorohet jahti i tretë më i madh në botë në Sarandë

2018-12-19 1

Bregdeti i qytetit të Sarandës një nga pikat turistike më atraktive për turistët brenda dhe jashtë vendit , është ?vizituar? së fundi nga një nga jahtet e cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë.

Bregdeti i Sarandës edhe gjatë dimrit është bërë një nga destinacionet e preferuar për pasaniket e botës. Mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Sarandës është ankoruar një nga 3 jahtet me vela më të mëdha të botëës i quajtur si Ocean Black Pearl (perla e zezë e oqeanit). Jahti i përket miliarderit Rus, Oleg Burlakov dhe është cilësuar si një lider në gjeneratën e re të jahteve me vela.

Jahti Black Pearl, ka tre shtyllat e saj në të cilat shtihen velat dhe ndihmojnë në lundrimin e tij duke shfrytëzuar erën. Ka një gjatësi prej 106.7m ndërsa ekuipazhi i tij përbeht prej 18 personash, por numri i të ftuarve është mbi 100, pasi në Perlën e Zezë ka 19 kabina. Jahti i është dorëzuar miliarderit rus në fillim të vitit 2018 nga porti i Roterdamit , ndërsa vlera e tij është 200 milion dollar.

Viti 2018 ka qenë destinacion i preferuari për miliarderët botëror për të vizituar Sarandën. Në muajin korrik porti i Sarandës u vizitua edhe nga Jahti ?Sailing jaht A?, në pronësinë të një miliarderi tjetër rus, i quajtur Andrey Igorevich Melnichenko, ndërsa vlera e jahtit ishte 500 milionë dollarë.