Ora News - Studentët: Bojkot auditoreve deri në rrezimin e ligjit te arsimit

2018-12-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kryeministria te Korpusi Universitar. Është ky itinerari që ndoqën të mërkurën studentët për të zhvilluar protestën e tyre.

Të vendosur në dy pika për të protestuar me kauzën e përbashkët, studentët i qëndruan stoikë kërkesës për plotësimin e 8 pikave.

Me zë dhe me pankarta në duar, ata treguan se nuk do të bien asnjëherë dakord për dialog edhe nëse kryeministri Edi Rama shkon në Fakultetet e tyre.

"Unë them që mirë bën që i viziton fakultetet, por jam i sigurt që studentët nuk do të dialogojnë".

"Nuk do të marr pjesë fare në atë takim, 8 kërkesat janë aq të qarta sa nuk ka nevojë për dialog".

"As nuk e mendoj, nuk do të shkoj fare, nuk kam arsye se pse. Ai i di kërkesat tona, nuk ka çfarë të diskutojë me ne".

Njëkohësisht me këtë protestë, auditoret në fakultete vijojnë të mbeten bosh.

Por një nga pikat e rëndësishme për të cilën kanë ngritur shqetësimin studentët janë edhe kushtet ku bëjnë mësim.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut thonë se kushtet nuk janë të denja për të zhvilluar mësimin.

"Në degën e Ekonomikut ku unë studioj janë rreth 105 veta, auditori nuk i mban aq. Shkojmë dhe marrim materiale nga klasat e tjera".

"Janë kushte mizerabël, minimale, në çdo cep karrige të prishura. Ngrohja në shumë raste mungon.Tabelat janë herë të zhgarravitura, nuk mund të fshihen. Nuk mund të zgjidhësh ushtrimet. Ndriçimi është gjithmonë në kushte minimale".

Dhe protesta do të vijojë.

"Natyrisht që po, deri në plotësimin e 8 kërkesave na keni çdo ditë këtu".

"Do të vijmë ndryshe çdo ditë dhe besoj se do të arrijmë atë që duam".

Të enjten studentët kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre para parlamentit.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-nuk-je-i-mirepritur-sot-protesta-dhe-tryeza-studentore

Free Traffic Exchange