http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët kanë marshuar edhe këtë të mërkurë në drejtim të Kryeministrisë.Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të protestës, studentët kanë nënshkruar një peticion sipas të cilit vendosin që të bojkotojnë auditoret deri në plotësimin e kërkesave.Ata kanë vendosur që protestat të zgjasin deri të premten dhe më pas të vijojnë edhe pas pushimeve.Peticioni u nënshkrua nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët kanë kërkuar gjithashtu që të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë.Ndërsa studentët e Fakultetit të Gjeologjisë, pas takimit që zhvilluan vendosën që ditën e sotme të mos bllokojnë rrugët.