Bylykbashi: PS po rrezikon votimin elektronik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-19 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fjala e fundit për reformën zgjedhore ende nuk është thënë, por opozita akuzon mazhorancen se me depozitimin e njëanshëm te ndryshimeve ne kod, minoi konsensusin.Ne këtë faze, elementi kohe është i rëndësishëm pasi vendos ne rrezik disa çështje, duke nisur nga kushti i opozitës për pilotimin e teknologjisë ne zgjedhje. Për here te pare Bylykbashi sqaron se një grup ekspertesh me përfaqësues nga opozita e mazhoranca për pilotimin ka disa jave qe është ngritur por qeveria po e zvarrit punën e tij duke rrezikuar votimin elektronik.Por pavarësisht nëse reforma votohet apo jo, për opozitën standardet e zgjedhjeve janë ne dorën e qeverise.Seanca e fundit e parlamentit për këtë vit është ditën e premte e deri atëherë te dy palët do te vendosin nëse do ta arkivojnë reformën zgjedhore apo do ti shtyjnë mandatin komisionit për ti dhënë edhe një mundësi kompromisit mes mazhorances e opozitës.

Free Traffic Exchange