Ndërhyrje rikonstruksioni në dy konvikte nga 27. Studentët: S’kemi ku të ikim

2018-12-18 0

Pas këmbënguljes së studentëve në lidhje me përmirësimin e kushteve në konvikte, një vendim i Këshillit të Ministrave, i miratuar më 12 dhjetor, ka vënë në lëvizje zbatimin e projektit për rinovimin e konvikteve në Kampusin universitar të Tiranës, bashkëpunim financiar ky i vitit 2017 mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.