Ora News - Drafti i PS-se për reformën zgjedhore, përfshin votimin e emigrantëve

2018-12-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste depozitoi në Kuvend ligjin e ri zgjedhor të cilin pretendon ta votojë në seancën e fundit të dhjetorit.

Në ligjin e ri, kodi parashikon dy çështjet themelore të diskutuara përgjatë kësaj periudhe si teknologjia në zgjedhje nëse testimi kryhet me sukses dhe votimi i emigrantëve.

Në nenin 21 të kodit të ri të propozuar thuhet se "sistemet ose pajisjet e teknologjisë së informacionit që KQZ-ja vendos të përdoren në zgjedhje duhet të synojnë, në radhë të parë, identifikimin biometrik të votuesve, votimin me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike, si dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura".

Por rezultati i dalë prej makinerive do të verifikohet nga KQZ dhe do të numërohen manualisht 10% të votave.

Votimi i emigrantëve do të bëhet i mundur vetëm për zgjedhjet e përgjithshme dhe vetëm nëse ata kanë regjistruar vendbanimin e përhershëm të tyre jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ të pajisen me dokumentacion për të votuar.

Sa për administrimin e zgjedhjeve, kodi parashikon ngritjen e një organi të ri si Njësia e Administrimit të Zgjedhjeve që përbëhet nga 6 anëtarë dhe 2 sekretarë që emërohen nga KQZ.

Formula e ndarjes së këtyre 6 anëtarëve është e njëjtë me atë që përdoret për KQZ e sotme, 2 anëtarë nga partia më e madhe e shumicës, 2 anëtarë nga partia më e madhe e opozitës dhe nga 1 anëtar nga partitë e dyta më të mëdha të shumicës dhe opozitës.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drafti-i-ps-se-reformen-zgjedhore-perfshin-votimin-e-emigranteve-fleta-e-votimit-me-poste-ne-shtepi

Free Traffic Exchange