Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një konsultimi mes aleatësh opozita ka vendosur të thyejë bojkotin dhe të marrë pjesë në dy seancat plenare të se enjtes dhe të premtes.
Vendimi vjen për shkak se dy seancat kanë rëndësi për debat. Të enjten do të diskutohet dekreti i presidentit për buxhetin, ku kërkohet reflektimi i kërkesave të studentëve dhe të premten vetingu në politik.
Kryemadhi: Nuk është aq i zoti, sepse nuk është as doktor shencash dhe as piktor. Është një kryeministër i lidhur me krimin, është një kryeministër që vjedh paratë e studentëve për xhepat e tij
Për shkak të dy seancave kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci mblodhi Konferencën e Kryetarëve. Kreu i grupit të demokratëve njoftoi se ka kërkuar debat.
Spaho: Kemi 4 muaj që themi kur të shqyrtohen amendamentet kushtetuese opozita do të jetë në Kuvend. Do të jemi në Kuvend për të shprehur mbështetjen për ata që protestojnë për gati dy javësh. Do të ishte e pafalshme për opozitën nëse nuk do të ishte krah studentëve në parlament.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-thyen-bojkotin-kthehet-ne-kuvend-te-enjten