Ora News - Pedagogu Ramës: Protesta e studentëve emancipuese, qeveria të korrigjojë gabimet

2018-12-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave mbështesin kërkesat e studentëve. Këta ata ia kanë shprehur në sy kryeministrit Rama gjatë një takimi të zhvilluar mbrëmjen e djeshme (17 dhjetor). Një prej tyre tha se protesta e studentëve është më emancipuesja e ndodhur ndonjëherë. Ndërsa i kërkoi kryeministrit që qeveria të korrigjojë gabimet.

Pjesë nga debati

Rama: Ju thoni, po provojë ti njëherë pastaj të shohim. Por kur qeveria flet nuk ka më të shohim.

Pedagogu: Qeveria edhe mund të korrigjojë gabimet ...

Rama: Po eksperimente do bëjmë tani, gjëegjëza, që a është kjo? Jo! Thellohu, futu prap, dil në ballkon, është kjo? Jo

Pedagogu: Zoti kryeministër për të zgjidhur këtë ngërç të madh, që në fakt ka në themelin e vet protestën me emancipuese...

Rama: Atë do ta shohim deri tani nuk po e shohim atë emancipimin. Emancipimi ndodh kur protesta jep produktet. Deri tani produkt nuk ka. Që të ketë produket duhet të shkojmë më tutje.

Pedagogu: Një produkt e ka, edhe shfuqizimi i asaj pikës 4 një produkt është. Ju e dini shumë mirë se benzina e zjarrit ajo pikë ishte.

Rama: Dakord, në rregull.

Pedagogu: Dhe unë si qytetar e ndjej veten mirë për këtë që po bëjnë. Ne jemi mësuar që protestat të venë zjarrin. Është e para herë që një grup të rinjsh në fund kur mbaron protesta mbledhin edhe mbeturinat. Le të përpiqemi që me mundësitë që kemi, ju më shumë se jeni kryeministër dhe kryetari i mazhorancës ta mbajmë gjallë këtë shpirt, mos ta vrasim dhe të përpiqemi që të gjejmë mënyrën në të dy palët. Ai që është në pushtet ka për detyrë që të të tolerojë më tepër.

Rama: Unë jam dakord, se çfarë do bëjmë unë jam dakord. Por si do ta bëjmë dhe për si do bëhet do ta thotë qeveria. Unë po ju them që të gjithë dëgjesat që unë bej nuk janë për show.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pedagogu-ia-thote-ne-sy-rames-protesta-e-studenteve-emancipuese-qeveria-te-korrigjoje-gabimet