Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një paralajmërim të fortë në drejtim të sipërmarrësve të cilët kanë përfituar koncesione gjatë qeverisë Rama. Basha tha se PD do t'i falimentojë nëse do të jetë e dyzuar për të shpëtuar buxhetin e shtetit apo këto kompani.
"Po iu bëj thirrje oligarkëve, të më dëgjojnë mirë. Nëse do vihet në dilemë qeverisja e ardhshme e Shqipërisë, nëse do jetë alternativa, për të falimentuar buxhetin apo ata, do falimentojmë ata, t'i vënë gishtin kokës. Bankat, të vënë vath në vesh, do t'i bëjnë vetes një dëm të madh. Bankat të tërhiqen nga financimet e tilla. Kjo do trajtohet në një mënyrë mjaft të rreptë nga ligji antimafia."-tha Basha.