Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rezistenca e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave për një arsim cilësor dhe kushte më të mira sot është në ditën e 13-të të saj.
Studentët e nisën në mëngjes duke u grumbulluar pranë fakulteteve të tyre për të marshuar më pas nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke shkaktuar për disa minuta dhe bllokimin e qarkullimit.
Me thirrjet: "Ejani mblidhuni këtu! S'ka negociata plotësoni kërkesat se janë shumë të qarta, S'ka gëzime s'kemi festa Ky fundvit ka veç protesta," studentët u vendosën para kryeministrisë rreth orës 11:00.
Protestës së tyre iu bashkuan dhe qytetarë të thjeshtë apo studentë nga rrethet. Gjatë kohës që qëndruar para kryeministrisë pati dhe dy momente kur u hodhën tymuese para derës së kryeministrisë si dhe një moment kur pati dhe tension mes studentëve dhe forcave të policisë të cilët ndryshe nga ditët e tjera ishin shumë më të shumtë dhe qëndronin në gatishmëri.
Dhjetra qytetarë dhe studentë morën fjalën tek një podium i ngritur provizorisht para kryeministrisë dhe i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama të plotësonte 8 kriteret, ndërsa ky i fundit u drejtohej përmes rrjeteve sociale për dialog ndërsa shtonte se protesta kishte ngjyra politike të opozitës.
"Ja ku jemi në oborrin tënd zoti Rama. Nuk po fshihemi. Kemi paraqitur 8 kërkesat. Përse nuk na sheh? Hajde ti këtu para nesh, dhe plotëso 8 kërkesat!" bërtiste një studente me megafon.
#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-serish-protesta-ja-plani-i-studenteve