Në vijim të operacionit kundër kriminalitetit dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë për qytetarët, policia e Elbasanit ka arrestuar këtë herë dy persona të cilët po qarkullonin me armë pa leje në qëndër të qytetit.
Mësohet se në momentin e arrestimit dy personat po qarkullonin në afërsi të teatrit ?Skampa? me armë zjarri të tipit pistoletë, kur janë pikasuar nga policia e cila ka bërë më pas shoqërimin e dy të ndaluarve në polici.
Ende nuk dihet identiteti i personave, por dyshimet paraprake të policisë janë se ata janë pjesë e bandave kriminale.