I keni thënë jo dialogut deri më tani, pse?
Studenti 1: Sepse nëse do të dialogojmë ai do ta kthejë monedhën siç dëshiron ai.
Studenti 2: Ata që do të shkojnë për dialog nuk do të jenë përfaqësuesit tonë asnjëherë.
Studenti 3: Zoti kryeministër duhet të mësojë të dialogojë dhe pastaj të vijë të dialogojë me studentët.
Sot kryeministri ka postuar një foto ku thotë se ju po përçaheni nga partitë politike, a është e vërtetë kjo?
Studenti 1: Nuk është fare e vërtetë kjo sepse ne jemi të bashkuar për një qëllim të vetëm.
Studenti 2: Ne përfaqësojmë kauzën e studentit. Kemi dalë këtu si studentë në shesh dhe do ta mbrojmë deri në fund kauzën tonë.
Studenti 3: Për mendimin tim nuk është e vërtetë, pasi të gjithë këtu jemi studentë. Siç jam unë janë edhe të tjerët që kërkojnë një arsim më cilësor, tarifa më të ulëta.
Studenti 4: Ne nuk kemi asnjë qëllim politik, jemi të pavarur nga të gjitha partitë politike.
Studenti 5: Secili ka një bindje politike, por nëse ai nuk e shpreh në këtë protestë, por bashkohet me studentët thjeshtë për të plotësuar 8 kërkesat, atëherë ai është i mirëpritur.
Studenti 6: Kauza është e jona dhe do të vazhdojë të jetë e jona.
Për sa kohë mendoni se do të vazhdojë bojkoti?
Studenti 1: Nuk ka një afat, mund të vazhdojë pa fund.
Studenti 2: Ne jemi të vendosur që kauzën tonë ta çojmë deri në fund dhe të arrihet realizimi i kërkesave tona.
Studenti 3: Asnjë alternativë tjetër, vetëm protestë deri në realizimin e të gjitha pikave që duan studentët.
Studenti 4: Do të vazhdojmë protestën duke bojkotuar mësimin në të gjithë universitetet dhe fakultetet.
Studenti 5: Ne jemi për kauzën tonë dhe do të vazhdojmë deri në fund.