I akuzuari për ngjarjet e dhunshme në kuvend Aleksandar Vasilevski Ninsha, gjatë gjykimit të sotëm kërkoi prezantimin e rreth 115 audio materialeve dhe 20 fotografive të cilat sipas tij mbështesin dëshminë e tij. Ninxha më herët pati deklaruar se dhuna në kuvend është organizuar në selinë e VMRO-së ndërkohë që hapjen e dyerve të kuvendit e kishte urdhëruar ish zv/ministrja Biljana Brishkovska. Seanca e radhës pritet të mbahet më 20 dhjetor.