Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

2018-12-17 0

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë kryetarin e Kushtetueses në datë 13 qershor (lexo këtu), por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sot Kolegji vendosi që ta shkarkojë nga detyra, pasi nuk justifikon dy apartamente, njërin në Tiranë dhe tjetri në Golem. Sipas KPA, Dedja, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme kur u dha vendimi, ka më shumë pasuri sesa mund të justifikojë dhe nuk ka shpjeguar burimin e të ardhurave financiare. Me shkarkimin e Dedjas pritet që të shikohet se cfarë do të ndodhë edhe me KED, pasi kryetari i Kushtetueses ishte zgjedhur anëtar.