Lufta kundër pastrimit të parëve dhe terrorizmit, Rama: Dolëm nga lista e vendeve problematike

2018-12-17 0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në prezantimin e raportit për Shqipërinë për kuadrin e vlerësimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit i Këshillit të Europës

Gjatë një takimi të organizuar në ambientet e Kryeministrisë së bashku me Kreun e Komitetit të Manival, Kreu i qeverisë u shpreh në lidhje me raportin e publikuar për vitet e fundit, se janë bërë hapa të dukshmë në ecurinë pozitive të luftës kundër Patrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kemi mundësitë të kemi mes nesh shefin e Manival, që vjen në Shqipëri si shef i pastrimit të parave, për të prezantuar raportin më të fundit të vlerësimit për vendin vendit tonë, të publikuar nga ky komunitet i Moneval. Për të gjithë ata që na ndjekin Moneval është trupa monitoruese e shqyrtimit në luftën kundër financimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit . Është një punë voluminoze një proces kompleks, por është shumë e vështirë të theksohet por kryetari do ta thotë edhe vetë. Raporti vjen si rezultat i një skanimi me shumë profesionalizëm dhe me një sy kritik. Ajo që ne na intereson janë rekomandimet përkatëse për vendin tonë. Thenes Zlav do të japë me detaje rekomandimet, ndërkohë artikulohen dhe konsumohen lloj lloj teorish konspirative. Është folur për pastrime parash, me copa letre të shitura si shkrime ekskluzive, duke u shitur për të krijuar keqkuptime. Por ky raport vjen me të vërtetë në kohën e duhur, që duke u krahasuar me vendet e rajonit apo edhe BE-së, na vendos në një pozicion mjaftueshëm të mirë dhe krenar për punën që kemi bërë.