Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, zëvendës ministri i Arsimit me jetëgjatësinë më të shkurtër në këtë post, Taulant Muka, ka kërkuar të marrë fjalën. Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga një pjesë studentësh, të cilët sikurse shihet nga videoja e mëposhtme kanë arritur t?ia marrin edhe nga duart megafonin.